Në Moskë, starton “stazhi” i Botërorit 2018

634
Nga Agron KAJA
KUPA E KONFEDERATAVE/ Nga sot, data 17 qershor, e deri më 2 korrik 2017, Rusia është vendi ku futbolli… 
Sot në orën 18:00, në stadiumi “Saint Petersburg, do të startojë Kupa e Konfederatave, në të cilën do të marrin pjesë 8 skuadra, fitueset e kampionateve të Kontinenteve respektive, njëherësh edhe fituesja e Kupës së Botës 2014. Nga Evropa marrin pjesë tre skuadra: Rusia organizatore, Gjermania si fituese e Kupës së Botës 2014, dhe Portugalia si Kampione e Europës. Dhe kjo veprimtari, që quhet një paraBotëror, do të çelet sot me ndeshjen Rusi-Zelanda e Re, ku në stadiumin Saint Petersburg, në orën 18:00, vendasit do të tregojnë jo vetëm skuadrën, por edhe angazhimin e tyre paraprak për Botërorin 2018, pasi janë vendi organizator. Ditë më parë, në Moskë është çelur edhe një ekspozitë, në të cilën janë pasqyruar foto dhe histori, jo vetëm të Kupës së Konfederatave, por për gjithë futbollin botëror me 20 Kampionatet që janë luajtur në periudhë 1930-2014. “Ekspozita jonë e re është tërheqëse dhe interesante,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Komitetit Organizativ i Kampionatit Botëror “Rusisë 2018”, Alexei Sorokin. “Ajo ofron edhe një mundësi tjetër për vendasit dhe vizitorët në kryeqytet të mësojnë rreth Kampionëve, siç janë ekipet kombëtare që udhëtojnë këtu për të konkurruar dhe kënaqur tifozët me futbollin e tyre të bukur. Kupa e Konfederatave po fillon, dhe ne jemi duke përfunduar përgatitjet përfundimtare për Botërorin. Nuk mund të presim që të shohim spektatorë në stadiume”. Në mediat e shtypin rus, vendasit janë mes skepticizmit për ta fituar këtë kompeticion, pasi ende nuk është formatuar plotësisht skuadra. Megjithatë, ndeshja e hapjes ndaj Zelandës së Re më 17 qershor duhet të hedh dritë mbi disa pyetje pa përgjigje, por që nga vendasit ka pasur kërkesa të larta për bileta. Ndërsa duke ju referuar situatës, ku sulmet terroriste kanë bërë “kërdinë” me aktet e tyre, autoritetet ruse kanë angazhuar shumë forca policie, civilë dhe gardistë, të cilët do të jenë në ruajtje për 15 ditë. Kjo veprimtari do të luhet nga data 17 qershor e deri më 2 korrik 2017 në katër stadiume të Rusisë, dhe si pretendentë shikohen Gjermania me Rusinë, ndërkohë që Meksika e Portugalia kanë dalë në planin e dytë si fitues.
Kjo veprimtari, që quhet një paraBotëror, do të çelet sot me ndeshjen Rusi-Zelanda e Re, ku në stadiumin Saint Petersburg, në orën 18:00, vendasit do të tregojnë jo vetëm skuadrën, por edhe angazhimin e tyre paraprak për Botërorin 2018, pasi janë vendi organizator
Sigal

Grupi A

Skuadrat: Rusia, Portugalia, 
Zelanda Re, Meksika
Ndeshjet
Datë 17 qershor 2017
Rusi-Zelanda Re 18:00
(Stadiumi Saint Petersburg)
Datë 18 qershor 2017 
Portugali-Meksikë 18:00
(Në stadiumin Kazan Arena)
Datë 21 qershor 2017 
Rusi-Portugali 18:00
(Stadiumi Spartakut, Moskë)
Meksikë-Zelanda Re 21:00
(Në stadiumin Fisht, Soçi) 
Datë 24 qershor 2017 
Meksikë-Rusi 18:00
(Në stadiumin Kazan Arena)
Portugali-Zelanda Re 18:00
(Stadiumi Saint Petersburg)
Grupi B
Skuadrat: Kameruni, Kili, 
Australia, Gjermania
Ndeshjet
Datë 18 qershor 2017 
Kamerun-Kili 21:00
(Stadiumi Spartakut, Moskë)
Datë 19 qershor 2017 
Australi-Gjermani 18:00
(Stadiumi Fisht, Soçi)
Datë 22 qershor 2017 
Kamerun-Australi 18:00
(Stadiumi Saint Petersburg)
Gjermani-Kili 21:00
(Në stadiumin Kazan Arena) 
Datë 25 qershor 2017 
Gjermani-Kamerun 18:00
(Në stadiumin Fisht, Soçi)
Kili-Australi 18:00
(Stadiumi Spartakut, Moskë)
Ndeshjet gjysmëfinale
Datë 28 qershor 2017 
1 A – 2 B 21:00
(Në stadiumin Kazan Arena)
Datë 29 qershor 2017 
1 B – 2 A 21:00
(Në stadiumin Fisht, Soçi)
Ndeshja vendi i tretë
Datë 2 korrik 2017 
H /1A-2B-H/1B-2A 15:00
(Stadiumi Spartakut, Moskë)
Ndeshja finale
Datë 2 korrik 2017 
F/1A-2B-F/1B-2A 21:00
(Stadiumi Saint Petersburg)
Surprizon Volverhempton, prezanton fanellën e re në hapësirë
Dje, një balonë ka fluturuar në qiellin anglez. Këtë e ka bërë skuadra Championsship (Kategoria e Dytë angleze) Uollverhempton Uonderers, e cila ka bërë prezantimin më të rrallë të uniformës së sezonit të ri. Klubi i “ujqërve” ka zgjedhur që prezantimi të mos bëhet me anë të ceremonive të zakonshme, por të bëhet duke e dërguar fanellën në hapësirë, me anë të një balone, e cila u ngjit deri në 36,700 metra lartësi nga sipërfaqja e Tokës, duke dhuruar pamje spektakolare.