Në listë shtohet një tjetër emër i madh, trajneri i ri i Kombëtares pritet të jetë…

441
Sigal

Shkarkimi i Christian Paanucit ka vënë në lëvizje FSHF-në dhe njerëzit pranë Armand Dukës për të gjetur pasuesin e tij.

Në listë është shtuar edhe një emër i madh i futbollit italian, por edhe europian. Roberto Donadoni mësohet të jetë një tjetër emër i shtuar në listën e dëshirave.

Nga sa bëhet me dije, ish-trajneri i Kombëtares italiane të futbollit është kontaktuar nga përfaqësues të FSHF-së për të negociuar në lidhje me postin e trajnerit të Kombëtares. Trajneri nga Cisano e Italisë, me një CV shumë të pasur është momentalisht trajner i lirë dhe me sa duket ka qenë i hapur për të negociuar.

55-vjeçari ka drejtuar në të shkuarën Italinë apo edhe skuadra të rëndësishme të kampionatit italian, si Napoli apo edhe Bolonja. Kjo ka qenë edhe skuadra e tij e fundit me të cilën ndërpreu marrëveshjen në vitin 2018.