Në Komitetin Ekzekutiv, Alibeaj e Spahiu “blerjet” e merkatos

764
Nga Agron KAJA
Në punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, që u zhvilluan dje në Hotel “Adriatik” në Durrës, vëmendje të veçantë mori edhe votimi i delegatëve për zgjedhjen e 9 kandidatëve për anëtarë në Komitetin Ekzekutiv (KE) të FSHF-së. Thuajse të gjithë ata që kishin menduar të ishin pjesë e këtij forumi, me laps e fletë në dorë, monitoruan gjithë vijimësinë e votimit. Dhe për të nxjerrë fituesit, u deshën dy raunde, pasi në të parin, vetëm 5 prej tyre morën votat e duhura për këtë forum. Në këtë raund të parë votuan 65 delegatë, dhe fitues dolën Arben Dervishaj me 42 vota, Abdyl Kuriu me 40 vota, Fatbardh Jera me 37 vota, Lutfi Nuri 34 dhe Vasil Bici 32 vota. Të gjithë ishin anëtarë të KE-së edhe në mandatin e kaluar. Por, nga 23 kandidatë për anëtarë në KE të shpallur zyrtarisht, në sallë prezent ishin vetëm 21, dhe çuditërisht, dy nga ata që munguan, fituan pikërisht në raundin e dytë. Dhe ishin Enkeleid Alibej dhe Edmond Spahiu ata që do të jenë më të rinjtë e KE-së për mandatin e ri katërvjeçar, të cilët së bashku me Bardhyl Minxhozin dhe Kryetarin e Shoqatës së Arbitrave të Shqipërisë, Tahir Kastratin, do të përbëjnë 10 anëtarët e këtij forumi, i cili me Statut, drejtohet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. E veçanta në këtë votim të raundit të dytë ishin “firot” që bënë delegatët, pasi nga 65 të zyrtarizuar, votuan vetëm 43. Edhe në këto votime pati disa të pakënaqur, të cilët i ndoqën ato me vëmendje, por nuk patën asnjë kontestim, sepse gjithçka u zhvillua shumë transparente. Në fund ata u zhgënjyen, sepse delegatët që u kishin premtuar votë, ndoshta i “tradhtuan” te kutia e votimit. Në këto votime, nuk u votuan ata kandidatë që ishin Pro Finos për President në FSHF, pse jo, më shumë ata që ishin aty të “urdhëruar” nga politika. Gjithsesi, ata patën guximin që të votohen, duke marrë edhe një SMS nga futbolli: Politika nuk është futboll!

Agim Ademi (Zëvendëspresident i FFK)
Asambleja shembull për të tjerat
Në përshëndetjen e tij në Asamble, Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, midis të tjerave deklaroi se FSHF-ja dhe KE-ja i saj, i janë gjendur pranë, në situata të vështira. “E uroj këtë Asamble, duke e falënderuar FSHF-në dhe Komitetin e saj Ekzekutiv, për ndihmën që na kanë dhënë në katër vitet e fundit. Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë me FSHF-në, sepse mes nesh ndihma e respekti janë në ndihmë të progresit të futbollit në të dyja vendet tona. Kjo është një Asamble shembull”.
Votimi për President në FSHF
Raundi i parë
Votues 65
Armand Duka 39
Bashkim Fino 22
Shpëtim Hala 0
Pa vlefshme 4
Raundi i dytë
Votues 65
Armand Duka 38
Bashkim Fino 24
Shpëtim Hala 0
Pa vlefshme 3
Komiteti Ekzekutiv
Raundi parë
Votues 65
Arben Dervishaj 42
Abdyl Kuriu 40
Fatabardh Jera 37
Lutfi Nuri 34
Vasil Bici 32
Raundi i dytë
Votues 43
Enkeleid Alibej 29
Edvin Libohova 26
Bardhyl Minxhozi 21
Edmond Spahiu 18
Ndarë nga jeta
Në periudhën mes
dy Asambleve
Sigal