Në institucionin e futbollit, administrata shpërfill situatën zgjedhore!

674
Nga Agron KAJA
FSHF/ Kishte atmosferë të qetë pune në ditën e djeshme, edhe pse fushata për postet drejtuese duket më shumë se e politizuar
Në fakt, dje gazeta “Telegraf” kishte si “mision” të vëzhgonte punën në FSHF, pas deklaratave akuzuese që ishin hedhur në tregun mediatik, nga gazetarë, drejtues klubesh e kandidatë për poste drejtuese në zgjedhjet e Asamblesë më 7 shkurt, se ajo po përdorej nga kandidati për President, Armand Duka, në fushatën e tij për këtë post, për mandatin e 5-të. Në mesin e kësaj atmosfere, që nga ora 09:00 e deri më 14:30, ndryshe nga sa është akuzuar, dje asnjë nga nëpunësit nuk u pa të dilte nga dera për të bërë fushatë. Natyrisht që sot mund të bësh fushatë edhe në forma të tjera, sidomos me ato digjitale e në rrjetet sociale, por një gjë e tillë në “qëmtimin” gazetaresk, dje nuk u pa. Duke nisur nga Sektori i Garave, shefi dhe të gjithë punonjësit, kishin përpara në çdo kohë kalendarë dhe lista, pasi të premten do të rinisin kampionatet e futbollit në të gjitha nivelet dhe kategoritë. Ky ishte sektori më aktiv dje, pasi të shumtë ishin edhe drejtues skuadrash e klubesh, të cilët duke qenë në muajin e përgatitjeve dhe të merkatos, morën porositë e vazhdimësisë së tyre në këtë tregues, njëherësh edhe për ndeshjet e fundjavës. Askush nuk të fliste për fushatë dhe për zgjedhje, e këtë si për “ironi” të “misionit”, edhe Sekretari i Përgjithshëm dhe Administratori, nuk e kishin vendosur në agjendën e tyre ditore. Një gjë ishte e veçantë, sepse askush nuk të bënte biseda asambleje e kandidatësh, duke na dhënë përshtypjen, se këtu kishim të bënim vetëm me fushën e lojës, jo me fushën e politikës zgjedhore. Duke e quajtur kështu si një “mision të dështuar” për sa u nisëm të merrnim dje në FSHF, nga persona të ndryshëm, përfaqësues të klubeve e skuadrave, u mësua edhe lista e kandidatëve për anëtarë në Komitetin Ekzekutiv, e cila mbeti e vetmja “bazë materiale” që i shërbeu këtij misioni. Në të ishin rreth 19 persona që kishin zyrtarizuar kandidaturën, ku më e veçanta ishte Aldona Sylaj, e vetmja femër që kishte zyrtarizuar kandidaturën e saj për në Ekzekutivin e FSHF-së. Ajo ka rreth 6 vite që është anëtare e Komisionit të Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, dhe për këtë kandidim është propozuar nga FK Tirana e SK Mamurrasi, ndërkohë që ishte deklaruar edhe në mediet sportive shqiptare. Ky është rasti i parë që ndodh në futbollin shqiptar, ku një femër “guxon” të bëhet pjesë e një forumi ekzekutiv, më i larti në këtë federatë. Ndërkohë, në listën e kandidatëve për postin e Presidentit të FSHF-së, dje nuk kishte ndryshime, vazhdonin të ishin në garë tre vetë: Armand Duka, Presidenti aktual, Bashkim Fino, Politikan-Deputet në Parlamentin shqiptar, dhe Shpëtim Hala, ish-arbitër futbolli në Itali. Gjithsesi, gara për fushën e lojës, dje kishte bërë divorc real me garën për zgjedhjet në FSHF.
Më e veçanta ishte Aldona Sylaj, e vetmja femër që kishte zyrtarizuar kandidaturën e saj për në Ekzekutivin e FSHF-së. Ajo ka rreth 6 vite që është anëtare e Komisionit të Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, dhe për këtë kandidim është propozuar nga FK Tirana e SK Mamurrasi
Kandidatët për President në FSHF
Armand Duka President aktual
Bashkim Fino Politikan, Deputet
Shpëtim Hala Ish-arbitër futbolli
Kandidatë për KE të FSHF-së
Aldiona Syla
Theodhori Sollaku
Enkelejd Alibeaj
Eduard Prodani
Erald Kapri
Gëzim Podgorica
Ekrem Spahia 
Artur Dadaj
Artan Shytaj
Abdyl Kuriu
Arben Dervishaj
Bardhyl Jera
Bardhyl Minxhozi
Edvin Libohova
Lutfi Nuri
Vasil Bici
Edmond Haxhia
Shkëlqim Muça
Sigal