Në Gjirokastër i frikësohen, sot Kamza pa Raçiç në fushë

513
Sfida e sotme mes Luftëtarit e Kamzës, brenda saj ka edhe të veçanta, jo vetëm për rezultatet që janë arritur në dy fazat e para, por edhe për mungesat që do të kenë në këtë ndeshje. Luftëtari ka synimin vetëm për fitoren, ku trajneri Hasan Lika, dje ka deklaruar se kjo është një sfidë që kërkon shumë kujdes. “Kamza na ka hapur telashe në ndeshjen këtu në Gjirokastër në fazën e parë, të cilën e fitoi, por edhe në fitoren tonë në fazën e dytë në Kamzë, tri pikët nuk u morën aq lehtë”. Ndërkohë, te skuadra e Luftëtarit rikthehet mbrojtësi Rrapa pas skualifikimit në fitoren ndaj Flamurtarit, ndërsa te Kamza do të mungojë sulmuesi Stevan Raçiç, i skualifikuar me 4 kartonë të verdhë.
Sigal