Në Gjirokastër gola të bukur, ndërhyrje të ashpra dhe kartonë

579
Dje, Luftëtari-Partizani kanë barazuar me rezultatin 2-2, në një takim që ka dhuruar golat të bukur në realizim, ndërhyrje të ashpra dhe shumë kartonë të verdhë (8). Të dyja skuadrat kanë synim për një vend në Evropë, prandaj vlera e kësaj sfide kishte rëndësi të dyfishtë. Partizani kërkonte hakmarrje për atë humbje 5-0 të pësuar në Gjirokastër në fazën e dytë, e ndoshta ky takim nuk pritej të kishte atmosferë pozitive. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-2 për Partizanin, me një gol të bukur të Asanit, ndërsa 4 minuta më vonë, Gojkoviç shënoi golin e dytë. Në pjesën e dytë gjirokastritët e kanë rikthyer baraspeshën me Abazajn e Rapon, por me shumë mundësi për fitore. Barazim i vlen më shumë Luftëtarit për vendin e tretë në renditje.
Sigal