Në Francë ka kore raciste ndaj Balotelit, mendon rikthim në Itali

573
Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga incidenti që Mario Balotelit i ndodhi në ndeshjen ndaj Dizhonit, mediat italiane vazhdojnë të spekulojnë për një largim të mundshëm të tij nga skuadra e Nicës, në fundin e sezonit. Sipas “The Sun”, sulmuesi italian ndihet i margjinalizuar në Francë dhe qëllimi i tij është të rikthehet në Itali. Ndërsa Interi dhe Milani janë gati që t’i japin një tjetër shans sulmuesit. Pas kartonit të verdhë që Baloteli mori javën e shkuar kundër Dizhonit, sulmuesi i Nisës vuri në dijeni arbitrin për prezencën e koreve raciste, por prej tij përfundoi i ndëshkuar. Kjo e ka shqetësuar Super Marion të mendojë largimin nga Franca.
Sigal