Në Elbasan, FSHF zhvillon projektin “UEFA Grassroots”

543
Në kuadër të projektit të UEFA-s, “Grassroots Programme”, i cili po aplikohet në të gjitha federatat anëtare të qeverisë Evropiane të futbollit, edhe FSHF-ja po organizon në 6 zyrat e saj rajonale aktivitetet sportive. Këto synojnë të promovojnë në Shqipëri lojën e futbollit të bazës si pikënisja e ëndrrave të qindra e mijëra fëmijëve për t’u aktivizuar me sportin më popullor në botë, dhe sidomos në vendin tonë. Zyra Rajonale e Elbasanit organizoi dje në sheshin “Genssher” një aktivitet promovues, me pjesëmarrjen e rreth 40 fëmijëve (28 djem e 12 vajza), të cilët performuan dëshirën e tyre për të interpretuar lojën e futbollit. Të pranishëm në këtë aktivitet sportiv ishin shumë prindër e qytetarë, që ndoqën nga afër këtë veprimtari. Nga ana e saj, FSHF-ja kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta kthyer këtë veprimtari në një festival, ndërkohë që ky projekt është zhvilluar edhe në Korçë.
Sigal