Sigal

Yerry Mina dhe André Gomes në sezonin e ri do të luajnë me skuadrën e Evertonit. Të dy lojtarët po zhvillojnë testet mjekësore në një klinikë në Barcelonë, para se të zyrtarizohen nga klubi anglez. Mbrojtësi kolumbian do të shitet përfundimisht nga “blaugranat”, ndërsa transferimi i Andre Gomesit do të jenë në formë huazimi.

Në rastin e Yerry Minas, Barcelona priti deri në momentin e fundit një ofertë zyrtare nga Manchester United, por ajo nuk erdhi kurrë, ndaj me këmbënguljen e trajner Marco Silva do t’i bashkohet skuadrës nga “Goodison Park”, duke hedhur poshtë ofertën e Lyonit në Francë.

Gjatë bisedimeve mes Barcelonës dhe Evertonit për Yerry Minan klubi anglez kërkoi që të huazonte edhe portugezin, që nuk arriti të bindte trajnerin Ernesto Valverde që të qëndronte në “Camp Nou”.