Në Danimarkë, 90 minuta për Shqipërinë Evropiane

569
Agron KAJA/ “EURO 2016”/ Të dielën nisi grumbullimi i Kombëtares, De Biazi ka thirrur 25 futbollistë për dy ndeshjet vendimtare të rradhës
Të premten e 4 shtatorit 2015 në ora 20:45, nga “Parken Stadium” të Kopenhagenit në Danimarkë do të kalojnë 90 minutat përcaktuese për Kombëtaren shqiptare të futbollit drejt kualifikimit direkt në “Euro 2016”. Duke parë renditjen e skuadrave në Grupin I eliminator ku Kombëtarja shqiptare bën pjesë, trajneri i Kombëtares sonë Xhani De Biazi nuk ka rreshtur së thëni se kualifikimi direkt i Shqipërisë për në “Francë 2016” varet shumë nga ndeshja në Danimarkë. Në video-konferencën për shtyp që italiani i bankinës kuqezi zhvilloi me gazetarët sportivë shqiptarë ditën e shtunë, nga skype ai këtë ndeshje e kishte si “refren” për gjithçka që foli në ato minuta bashkëbiseduese nga Italia. Me një luk jashtë asaj që është shfaqur në katër vitet që drejton Kombëtaren shqiptare (me mustaqe dhe mjekër), vetëm 24 orë më pas De Biazi është gjendur në qendrën sportive në Itali, ku për 5 ditë me radhë do të përgatiten për sfidat anti-Danimarkë dhe anti-Portugali. Të dielën kanë qenë vetëm 60 minuta stërvitje për teknikun italian, i cili ka patur në dispozicion vetëm 10 futbollistë, pasi të tjerët kanë qenë të okupuar në skuadrat ku luajnë në Europë dhe dje pasdite kanë mbushur kampingun stërvitor. Me porteirët Shehi e Hoxha, me Agollin, Ajetin, Alijin, Rahmanin, Abrashin, Bulkun, Shalën, Bashën e Cikalleshin (Memushaj jashtë liste), tekniku italian ka kërkuar më shumë të njohë gjendjen fizike të këtyre lojtarëve (nëse kanë dëmtime apo jo), njëherësh është njohur edhe me gatishmërinë psikologjike të tyre për të përballuar të dyja sfidat e radhës. Teksa lexonim listën e 25 futbollistëve të thirrur nga De Biazi për dy sfidat me Danimarkën dhe Portugalinë, një çudi nuk mungoi të na “fërkonte” sytë fort për të pastruar qartësisht shikimin. Nga burime brenda stafit teknik të Kombëtares u mësua se me grupin e lojtarëve që dolën në stërvitje ditën e dielë ishte edhe kapiteni i Peskarës Ledjan Memushaj, i cili nuk ka qenë në listën e teknikut italian. Të pyetur për këtë gafë, nga FSHF-ja u lëshuan bëlbëzime justifikuese, me pretendimin se ai e ka kaluar dëmtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithsesi, kjo tregon papërgjegjshmërinë e plotë të atyre personave që FSHF-ja i paguan vetëm për lista e telefonata dhe duke qenë se përgatitjet këtë herë Kombëtarja po i zhvillon jashtë Shqipërisë, në kushtet e largësisë së marrjes së informacionit, le të kujtojmë në këto radhë se skuadra jonë përfaqësuese ka para dy ndeshje të vështira, por jo të pamundura për ti kaluar. Kështu, me Danimarkën do të ndeshemi më 4 shtator 2015, ora 20:45v në stadiumin “Parken” të Kopenhagenit me të cilën në renditjen në Grupin I eliminator jemi me pikë të barabarta 10. Danezët renditen në vendin e dytë dhe Kombëtarja jonë në vendin e tretë, ndërsa do të luajmë ndeshjen e dhjetë ku në 9 ndeshjet e luajtura Danimarka ka fiksuar bilanc pozitiv ndaj skuadrës sonë përfaqësuese. Në 9 ndeshjet e luajtura deri tani më ajo ka fituar 6 prej këtyre takimeve, ka barazuar 2 dhe ka humbur vetëm 1, por edhe me një golavarazh pozitiv nga skuadra jonë 19:5. Ndeshjet midis dy kombëtareve historikisht kanë nisur në 29 qershorin e vitit 1963, po për eliminatore Kampionati Evropian, të cilën danezët e kanë fituar thellë 4-0, ndërsa ndeshja e fundit është luajtur në Tiranë në 11 tetorin e vitit 2014 dhe është mbyllur në barazim 1-1. Shqipëria pretendon për herë të parë në historinë e 11 eliminatoreve të KE që merr pjesë dhe të gjitha këto janë të dhënat kryesore në bilanc dhe në histori për ndeshjen Danimarkë-Shqipëri, të cilat në Koçpenhagen nuk do të ndikojnë për sznimin e skuadrës shqiptare. Në Danimarkë do të luhen 90 minutapër Shqipërinë Evropiane!
SHQIPËRIA
Portierë: Etrit Berisha (Lacio-Itali), Alban Hoxha (FK Partizani), Orges Shehi (KF Skënderbeu)
Mbrojtësa: Ansi Agolli (Karabak-Kazakistan), Arlind Ajeti (FC Bazel-Zvicër), Naser Aliji (FC Vaduz-Zvicër), Lorik Cana (Lacio-Itali), Berat Xhimshiti (FC Zyrih-Zvicër), Elseid Hysaj (Napoli-Itali), Andi Lila (Pas Janina-Greqi), Amir Rahmani (RNK Split-Kroaci)
Mesfushorë: Amir Abrashi (SC Freiburg-Gjermani), Migjen Basha (Luzernë-Zvicër), Ergys Kaçe (PAOK-Greqi), Burim Kukeli (FC Zyrih-Zvicër), Ervin Bulku (Tirana), Herolind Shala (Sllovan Liverec-Sllovaki), Taulant Xhaka (FC Bazel-Zvicër)
Sulmuesa: Bekim Balaj (HNK Rijeka-Kroaci), Sokol Cikalleshi (Basaksehir-Turqi), Shkëlzen Gashi (FC Bazel-Zvicër), Emir Lenjani (FC Nantë-Francë), Odisa Roshi (HNK Rijeka-Kroaci), Armando Sadiku (FC Zyrih-Zvicër), Hamdi Salihi (KF Skënderbeu)
Bogdani, “rokada” e Lalës në bankinë
Ndoshta mund ta quajmë një risi, por më shumë edhe një respekt që është duke u shfaqur me një kortezi për tu vlerësuar nga FSHF-ja, sa i përket ish-futbollistëve të Kombëtares në vite. Dy sezone më parë në stolin e Kombëtares shqiptare si zëvendëstrajner u ul Altin Lala, ish-mesfushor kuqezi. Por angazhimet familjare të Lalës në Gjermani duket se e kanë “mërzitur” në këto situata dhe ai ka komunikuar largimin nga ky post. Menjëherë FSHF-ja ka gjetur një tjetër “Legjionar” për zëvendësin e De Biazit, këtë herë është golashënuesi më i suksesshëm në Kombëtaren shqiptare në vite, Erjon Bogdani. Ish-sulmuesi do të bëjë debutimin e tij të parë në një ndeshje delikate për kualifikimin e Kombëtares sonë për “Euro 2016” ndaj Danimarkës. Pse jo, të mos e quajmë këtë edhe një lëvizje që Shqipërisë do ti sjellë fatin e munguar për kualifikimin direkt në finalet e Evropianit në Francë.
Ndeshjet/ Grupi I
Ka luajtur Shqipëria
Datë 7 shtator 2014
Portugali-Shqipëri 0-1
Datë 11 tetor 2014
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Datë 14 tetor 2014
Serbi-Shqipëri 0-3
Datë 29 mars 2015
Shqipëri-Armeni 2-1
RENDITJA/ GRUPI I
Skuadrat Nd Pikë
1.Portugalia 5 12
2.Danimarka 5 10
3.Shqipëria 4 10
4.Armenia 5 1
5.Serbia 5 -2
Do të luajë Shqipëria
Datë 4 shtator 2015
Danimarkë-Shqipëri 20:45
Datë 7 shtator 2015
Shqipëri-Portugali 20:45
Datë 8 tetor 2015
Shqipëri-Serbi 20:45
Datë 11 tetor 2015
Armeni-Shqipëri 18:00
Skuadrat në Europianë
SHQIPËRIA
Pjesëmarrje 11 herë
Finaliste 0 herë
Gjysmëfinaliste 0 herë
Çerekfinaliste 0 herë
Nuk kualifikohet 11 herë
DANIMARKA
Pjesëmarrje 14 herë
Fituese 1 herë
Finaliste 2 herë
Gjysmëfinaliste 1 herë
Çerekfinaliste 1 herë
Nuk kualifikohet 9 herë
Federata Shqiptare e Futbollit
Viti themelimit: 1930
Pranuar në FIFA: 1932
Pranuar në UEFA: 1954
President: Armand Duka
Trajner i Kombëtares: Xhani De Biazi
Kapiten i Kombëtares: Lorik Cana
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Kapaciteti: 12.500 vende
Federata Daneze e Futbollit
Viti themelimit: 1889
Pranuar në FIFA: 1904
Pranuar në UEFA: 1954
President: Jesper Moller
Trajner i Kombëtares: Morten Olsen
Kapiten i Kombëtares: Daniel Agger
Stadiumi: “Parken Stadium”
Kapaciteti: 38,055 vende
HISTORIA E EUROPIANËVE
Zhvillohet i 15-ti, Danimarka një herë fituese
Kundërshtari i radhës për Shqipërinë në eliminatore e Evropianit që do të luhet në vitin 2016 në Francë, Danimarka është një herë fituese e Kampionatit Evropian. Në vitin 1992 në Suedi i yhvilluan ndeshjet finale të Kampionatit të 9-të Evropain dhe në ndeshjen finale datë 26 qershor që u luajt në stadiumin e Goteborgut “Ulevi”, Danimarka fitoi ndaj Gjermanisë me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Jensen në minutën e 18-të dhe Vilford në minutën e 78-të. Spanja e ka fituar tre herë Evropianin: 1964, 2008 dhe 2012, ndërsa ish-RFGJ-ja dy herë: 1972 dhe 1980, ndërsa pas bashkimit të dy Gjermanive e ka fituar në vitin 1996. Nga skuadrat e vogla në Europë që kanë fituar nga një Kampionat Evropian janë Ish- Çekosllovakia në vitin 1976, Danimarka në vitin 1992 dhe Greqia në vitin 2004. Ky është Kampionati Evropian i 15-ti që do ti luajë ndeshjet e tij finale në Francë, në të cilën është luajtur i pari në vitin 1960 dhe i shtati në vitin 1984.
FITUESIT E EUROPIANËVE
Viti Zhvilluar Fituar
1960 Francë Ish-BRSS
1964 Spanjë Spanja
1968 Itali Italia
1972 Belgjikë RFGJ-ja
1976 Jugosllavi Çekosllovakia
1980 Itali RFGJ-ja
1984 Francë Franca
1988 Gjermani P Holanda
1992 Në Suedi Danimarka
1996 Angli Gjermania
2000 Belgj-Holan Franca
2004 Portugali Greqia
2008 Austr-Zvic Spanja
2012 Polon-Ukra Spanja
Bilanci me Danimarkën
29.06.1963/ Tr: Loro Boriçi (Danimarkë-Shqipëri 4-0 (El. Kamp.Europian)
30.10.1963/ Tr: Zyber Konçi (Shqipëri-Danimarkë 1-0 (El. Kamp.Europian)
02.06.1993/ Tr: Bejkush Birçe (Danimarkë-Shqipëri 4-0 (El. Kupa e Botës)
08.09.1993/ Tr: Bejkush Birçe (Shqipëri-Danimarkë 0-1 (El. Kupa e Botës)
09.10.2004 /Tr: Hans P.Brigel (Shqipëri-Danimarkë 0-2 (El. Kupa e Botës)
08.06.2005/Tr: Hans P.Brigel (Danimarkë-Shqipëri 3-1 (El. Kupa e Botës)
01.04.2009/ Tr: Josip Kuzhe (Danimarkë-Shqipëri (El. Kupa e Botës)
09.09.2009/ Tr: Josip Kuzhe (Shqipëri-Danimarkë (El. Kupa e Botës)
2014/ Tr: Biazi (Shqipëri-Danimarkë 1-1 (El. Kamp.Europian)
Bilanci: 9 takime, 1 fitore, 1 barazime, 7 humbje, golat 5:19
Bilanci në Grupin I
DANIMARKA
Nd 5, F 3, B 1, H 1, Golat 8:4
SHQIPËRIA
Nd 4, F 3, B 1, H 0, Golat 7:2
Sigal