Ndryshon stadiumi: Shqipëri-Izrael do luhet në “Elbasan Arena”

477
Sigal

Ndeshja e katërt e Kombëtares shqiptare, e vlefshme për
eliminatoret e Botërorit 2018-të ishte parashikuar të luhej në stadiumin “Loro
Boriçi në Shkodër, ndërsa pak ditë para ndeshjes UEFA ndryshon stadium.

 

Sipas UEFA-s, “Loro Boriçi” nuk plotëson kushtet e vendosura dhe
për këtë arsye, qeveria europiane e futbollit ka urdhëruar Federatën Shqiptare
të Futbollit që ta zhvendosë ndeshjen me Izraelin në “Elbasan Arena”.

Vendimi duket të jetë i beftë edhe për vetë FSHF-në, që kishte
bindjen se stadiumi kishte kaluar testet e UEFA-s, pas vëzhgimit të terrenit
dhe ambienteve të tjera të stadiumit pak ditë më parë.

Ndërsa tifozët që kishin një biletë për të parë ndeshjen do të
duhet të anulojnë udhëtimin drejt Shkodrës dhe të ndryshojnë destinacion, pasi
ndeshja do të luhet në stadiumin e Elbasanit ‘Elbasan Arena”.

Vendimi i UEFA vjen pas paralajmërimit të shërbimit sekret
izraelit, MOSSAD për përgatitjen e incidenteve të dhunshme gjatë ndeshjes
Shqipëri-Izreal, në kuadër të së cilit thuhet të jenë arrestuar edhe 4 persona
javën e Shkiar në Shkodër për terrorizëm.