Ndryshon shorti i Championsit, ja risitë për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet

345
Sigal

UEFA ka zbuluar se më 15 mars do të hidhet shorti i Champions League për fazën çerekfinale të saj. Risia këtë është do të jetë fakti se do të mësohen edhe kundërshtarët e mundshëm në gjysmëfinale.

Institucioni më i rëndësishëm i futbollit ka njoftuar se do të ketë short edhe për finalen, por kjo bëhet vetëm për të përcaktuar cila do të jetë skuadra pritëse në finalen e Madridit.

Shorti në çerekfinale është i lirë dhe të gjitha skuadrat mund të ndeshen me njëra-tjetrën, pa kufizime. Ndërkohë kështu ishte vepruar edhe më parë për sa i përket gjysmëfinales, por tani UEFA ka vendosur t’i përcaktojë ato më parë.

Skuadrat e kualifikuara deri më tani janë Ajax, Porto, Tottenham dhe Manchester United. Ndërkohë pritet të dalin edhe 4 skuadra të tjera nga çiftet City-Schalke, Juventus-Atletico Madrid, Barcelona-Lion dhe Bayern-Liverpool.