Ndryshon kambion, Hamilton penalizohet me 5 vende

501
Në sesionet e provave të lira, britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton dha sinjalet e pretendentit për “pole position” edhe në provat zyrtare të së shtunës të vlefshme për Çmimin e Madh të Austrisë, megjithatë, një problem teknik do ta penalizojë atë.
Nga sa bëhet e ditur në minutat e fundit, Mercedesi i Hamilton ka pësuar defekt në kambion dhe duhet ta ndryshojë atë, duke bërë që, pavarësisht pozicionit që do të zërë nesër në provat zyrtare, britaniku do të niset të dielën 5 vende më mbrapa.
Ky penalizim duket se ndëshkon pilotin e Mercedesit në momentin më të mirë që po kalon ai, e pas një rikuperimi të gjatë të bërë përkundrejt rivalit Vettel, me pilotin e Ferrarit që shpreson ta shfrytëzojë deri në limite këtë ndëshkim të rivalit direkt në luftën për titull.
Sigal