Ndriçim Shtubina: Bashkë me tifozët, ne do ta mundim Tiranën

582
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE- Flet për “Telegraf” kapiteni i skuadrës së Vllaznisë, deklaron fitoren me bardheblutë, motivon tifozët
Të shtunën, për Vllazninë herë Kampione e Shqipërisë dhe për Tiranën 24 herë, ndeshja e së shtunës Vllaznia-Tirana, si asnjëherë tjetër në historinë mes tyre, luhet për mbijetesë. Njera do të zbresë në Kategorinë e Parë, nëse fiton e barazon Vllaznia, mbetet në Superiore, dhe vetëm fitorja e mban Tiranën në elitën e futbollit shqiptar. Për këtë ndeshje delikate, dje për gazetën “Telegraf”, foli kapiteni i skuadrës shkodrane, Ndriçim Shtubina, i cili edhe pse nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Cungu në këtë sfidë të rëndësishme të sezonit, ai ka besim të plotë tek shokët e skuadrës dhe është optimist për fitoren. Shtubina do të jetë prezent në shkallët e stadiumit për të përkrahur shokët e skuadrës, dhe ai deklaron se bashkë me tifozët, këtë ndeshje do ta fitojë skuadra e tij. “Kemi ardhur në një situatë të vështirë, të dyja skuadrat, duke e “goditur” rëndë si aktualitetin e mirë që kemi, ashtu edhe historinë. Gjithsesi, do të jetë një ndeshje shumë delikate, një sfidë e vështirë që unë besoj se do ta fitojë Vllaznia. Jo vetëm se Tirana është më në presion dhe ka shumë ndeshje që nuk fiton, por se Vllaznia ka forca në ekip që ta kalojë me fitore këtë 90 minutësh “ferri” do ta quaja”, kështu theksoi fillimisht në këtë deklarim kapiteni i skuadrës së Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, i cili më pas, jo vetëm se shfajësoi drejtuesit për këtë situatë, por kaloi edhe tek mangësitë e arbitrimeve. “Për këtë situatë ku Vllaznia ndodhet aktualisht, unë mendoj se drejtuesit nuk kanë faj, duke parë dhe arbitrimet skandaloze që po bëhen në Superiore. Në fundjavën e shkuar e pamë çfarë bëri arbitri në ndeshjen e titullit kampion, Kukësi-Skënderbeu, ndaj për t’i dalë punës para, mendoj që drejtuesit kanë vepruar drejtë që të mos fiksohemi te gjyqtarët. Sepse Vllaznia nuk ka ardhur me këmbët e veta në këtë situatë, por ka ardhur edhe me hile. Ndoshta njerëzit nuk i dinë, ose duan t’i harrojnë këto mangësi, por kjo është e vërteta”. Në bilancet mes këtyre dy skuadrave, Tirana është më superiore në fitore dhe në golavarazh, por Shtubina këtë e quan vetëm një detaj historik. “Natyrisht që bilancet nuk janë në favorin tonë, por ne luajmë në realitet, jo në histori. Ka plot djem shkodranë që do e tregojnë në atë ndeshje se sa vlejnë. Nuk mendoj as barazimin, vetëm fitoren”, përfundoi deklarimin e tij kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina.
Bilanci Vllaznia-Tirana
Në historinë e tyre në 77 Kampionate, Vllaznia e Tirana janë takuar 176 herë, dhe skuadra shkodrane ka fituar 55 takime. Tirana ka fituar në 76 takime, ndërkohë që 45 takimet e tjera kanë dalë me barazim. Edhe në golavarazh, Tirana është më superiore ndaj Vllaznisë, me 235 gola të shënuar e 198 gola të pësuar
PARADOKSI I PROFESIONIZMIT SHQIPTAR
Dy lojtarë tërhiqen nga ndeshja, kanë ndjesi shpirtërore!
Lëvizjet e lira që kanë të drejtën të bëjnë futbollistët, nga njëra skuadër në tjetrën, këto ditë ka sjellë edhe një risi të re. Duke qenë se te Vllaznia luan tiranasi Elis Bakaj, ai ka deklaruar se nuk ka motivin e ndjenjën që të luajë kundër Tiranës në një ndeshje kaq delikate, dhe disa ditë më pas, është shkodrani Gilman Lika që luan me Tiranën, i cili u ka kërkuar drejtuesve që të mos e aktivizojnë në këtë përballje. Shumë mundësi ka që edhe Vrapi, tiranasi i Vllaznisë të mos luajë në këtë sfidë, e cila parë në këndvështrimin e ndjenjave, nuk ka kuptim, por e gjykuar në aspektin profesional, të duken shumë larg të qenit futbollistë profesionistë.
STADIUMET E REJA NË SHQIPËRI
Ja “tersi” për futbollistët, ku janë restauruar impiantet
Duke ju referuar vetëm këtij sezoni futbollistik që është në mbyllje të tij, 2016-2017, një dukuri jo e këndshme “zbardhet” në horizontin gri të disa skuadrave, kryesisht në Kategorinë Superiore. Konkretisht, kjo ka të bëjë me skuadra si Vllaznia, Tirana e Elbasani, tek të cilat në vitet e fundit janë restauruar stadiumet. Por, nisur nga Elbasani, që pas zbritjes në Kategorinë e Parë, këtë sezon zbriti në Kategorinë e Dytë, edhe pse ka një impiant modern, e po në këto ujëra janë Vllaznia me Tiranën. Sfida e së shtunës mes tyre, do të nxjerrë një humbëse, edhe pse stadiumet i kanë me standarde. Vllaznia ka stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Tirana stadiumin “Selman Stërmasi”.
NDESHJET 
Ndeshjet-Java e 36-të
E shtunë, datë 27.05.2017
Vllaznia-Tirana 17:00
Korabi-Flamurtari 17:00
Luftëtari-Kukësi 17:00
Laçi-Teuta 17:00
Skënderbeu-Partizani 17:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Kukësi 35 75
3.Skënderbeu 35 71
2.Partizani 35 71
4.Luftëtari 35 41
5.Teuta 35 40 
6.Vllaznia 35 39
7.Tirana 35 38
8.Flamurtari 35 37
9.Laçi 35 37
10.Korabi 35 13
PROGNOZAT
Për mbijetesë
Edhe 1 ndeshje=3 pikë
Java e 36-të- 27 maj 2017
Korabi-Flamurtari 2
Laçi-Teuta 1X
Vllaznia-Tirana X2
PËRFUNDIMI
Flamurtari 37+3=40 pikë 
Vllaznia 39+1=40 pikë
Laçi 37+3=40 pikë
Tirana 38+1 pikë=39 pikë
RREGULLORJA PËR RENDITJEN
Nëse në fundin e Kampionatit, dy ose më shumë skuadra kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre përcaktohet duke pasur parasysh këto kritere:
1. Pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse.
2. Diferenca e golave të shënuar e të pësuar në ndeshjet mes ekipeve përkatëse.
3. Diferenca e golave të shënuar e të pësuar gjatë Kampionatit.
4. Numri më i madh i golave të shënuar gjatë Kampionatit.
5. Me short.
Mos i korrekto këto
UEFA EUROPA LIGË
E mërkurë 24 maj 2-17, ora 20:45 në stadiumin: “Friends Stadium” në Stokholm
AJAKS-MANÇESTER JUNAITED
Shënues:
Ajaksi:
Mançesteri:
Arbitra:
Kartonë:
Ajaks-Mançester Junaited
Bilanci mes tyre
Nd 4, F 2, B 0, H 2, Golat 3:5
Shpërblimi 6,500,000 euro
UEFA Europa League
Skuadrat/ Shteti Fituar Sezonet
Sevilla (Spanjë) 5 2006, 2007, 2014, 2015, 2016 
Juventus (Itali) 3 1977, 1990, 1993
Inter (Itali) 3 1991, 1994, 1998
Liverpul (Angli) 3 1973, 1976, 2001
Borusia (Gjermani) 2 1975, 1979 
Totenhem (Angli) 2 1972, 1984
Fejenord (Holandë) 2 1974, 2002 
Goteborg (Suedi) 2 1982, 1987 
Real Madrid (Spanjë) 2 1985, 1986 
Parma (Itali) 2 1995, 1999 
Porto (Portugali) 2 2003, 2011 
Atl. Madrid (Spanjë) 2 2010, 2012 
Anderleht (Belgjikë) 1 1983
PSV (Holandë) 1 1978 
E. Frankfurt (Gjerm) 1 1980 
Ipsuiç T. (Angli) 1 1981 
B.Leverkusen (Gjerm)1 1988 
Napoli (Itali) 1 1989 
Ajaks (Holandë) 1 1992 
Bajern M (Gjermani) 1 1996 
Shalke (Gjermani) 1 1997 
Gallatasaraj (Turqi) 1 2000 
Valencia (Spanjë) 1 2004 
CSKA Moskë (Rusi) 1 2005 
Zenit (Rusi) 1 2008 
Shakhtjor (Ukrainë) 1 2009 
Çelsi (Angli) 1 2013 
Sigal