Ndriçim Kashami: Te Apolonia, një projekt i bukur u ndëpre padrejtësisht

796
Nga Agron KAJA
KATEGORIA E PARË/ Largohet trajneri i skuadrës fierake, për gazetën “Telegraf” ai pohoi divorcin pas 23 javëve në bankinë
Aventurën e parë në drejtimin e një skuadre në Kategorinë e Parë, kavajasi Ndriçim Kashami e ka ndërprerë në fundin e sezonit. I ulur në bankinën e Apolonisë në muajin gusht 2017, Kashami dje e ka bërë publik divorcin e tij me skuadrën fierake. Në një status të gjatë në Facebook, ai më shumë ka folur në tërësi dhe me nënkuptim, e këtë gjë e bëri edhe gjatë bisedës me gazetën “Telegraf” dje në mbrëmje. “Rolin e trajnerit te skuadra e Apolonisë unë e vlerësova si një besim ndaj një profesionisti. Gjatë kësaj periudhe 9 mujore në bankinë, unë jam munduar të pasqyroj te skuadra personalitet pozitiv, gjithmonë në shërbim të rezultateve. Jam sjellë herë si trajner, herë si shok, herë si prind, herë i rreptë, dhe këtë e gjithë skuadra ma ka mirëkuptuar, edhe në rastet kur jam treguar i butë e tolerant”, kështu theksoi dje për gazetën “Telegraf” trajneri i larguar nga Apolonia, Ndriçim Kashami. Në drejtimin e skuadrës fierake, Kashami qëndroi në 18 ndeshjet e dy fazave të para, ku Apolonia u rendit në vendin e 3-të me 31 pikë, dhe në 4 ndeshjet e fazës së tretë. Në total, kavajasi ka arritur në Kampionat 9 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje, me golavarazhin 31:19, ndërsa në ndeshjet e fazës së tretë ka regjistruar 1 barazim dhe 3 humbje. Tashmë kjo skuadër renditet në vendin e fundit (vendi i 5-të) në zonën Play-off të Grupit B dhe nuk ka ndonjë objektiv për pjesën e mbetur të kampionatit. Por, Kashami këtë largim (që nuk e adreson konkretisht), e quajti dje si ndërprerje të një projekti të bukur, që ai kishte nisur në bankinën e Apolonisë. “Më vjen shumë keq që po largohem nga kjo skuadër, me të cilën kisha nisur një projekt të bukur. E filluam shumë mirë sezonin, dhe në dy fazat e para u renditëm në vendin e tretë në Grupin B, në të cilën e pamë si të pamundur për më shumë, pasi Tirana ishte më superiore nga të gjitha skuadrat e tjera në grupin tonë. Unë i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi të këtij sezoni “të çmendur” që bëmë, për mirëkuptimin absolut që patëm me gjithë strukturat në klub e në skuadër. Falënderoj heronjtë, që së bashku kemi sakrifikuar ndoshta edhe kokat tona, për lojën e ndershme”, ka qenë ky deklarimi i Ndriçim Kashamit, tashmë të divorcuar nga bankina e Apolonisë në Kategorinë e Parë.
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 24-t
Të shtunën, 14 prill 2018
Zona Play-off
Kastrioti-Besëlidhja 16:00
Egnatia-Erzeni 16:00
Dinamo pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 22 32
2. Erzeni 22 22
3. Egnatia 22 21
4. Besëlidhja 22 14
5. Dinamo 22 13

Zona Play-out
Të shtunën, 14 prill 2018
Korabi-Burreli 16:00 
Tërbuni-Besa 16:00
Vllaznia B pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 22 19
2. Korabi 22 16
3. Burreli 22 15
4. Vllaznia B 22 15
5. Tërbuni 22 13
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 24-t
Të shtunën, 14 prill 2018
Zona Play-off
Bylis-Apolonia 16:00
Tirana-Pogradeci 16:00
Tomori pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 22 35
2. Bylis 22 25
3. Tomori 22 20
4. Pogradeci 22 18
5. Apolonia 22 17

Zona Play-out
Të shtunën, 14 prill 2018
Turbina-Shënkolli 16:00
Iliria-Shkumbini 16:00
Naftëtari pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 22 21
2. Iliria 22 17
3. Turbina 22 14
4. Shkumbini 22 11
5. Naftëtari 22 8
Sigal