“Ndotet” Botërori, plas karkaleci në Rusi

631
Përgjegjësi i bujqësisë dhe agrikulturës në qeverinë ruse, Piotër Çekmariov, ka ngritur alarmin se, se në muajin kur do të zhvillohet Botërori në Rusi, bëhet shumimi i këtij insekti, i cili vë në rrezik serioz fushat e futbollit. “Karkaleci është një rrezik i madh për Rusinë dhe kam frikë se mos bëhet ndonjë skandal shtetëror. Karkaleci pëlqen shumë zonat e gjelbra dhe fushat e futbollit mund të jenë vendi ideal për të. Duhet të marrim masat për këtë gjë”, ka thënë Çekmariov, duke nxitur më shumë qeverinë ruse për masa të forta në parandalimin e këtij insekti në ditët e zhvillimit të Botërorit, i cili do të luhet në periudhën 14 qershor-15 korrik 2018. Ndeshjet janë planifikuar të luhen në 12 stadiume të ndryshme, në 11 qytete të Rusisë. Kjo nuk është hera e parë që do të ndodhte diçka e tillë me fushat, pasi edhe në Brazil pati probleme të shumta.
Sigal