Ndoj rikthehet në Kombëtare: Më ka munguar shumë, konkurrenca në skuadër na bën mirë

391
Sigal

Emanuel Ndoj është rikthyer në Kombëtare pas dëmtimit të pësuar pak muaj më parë. Paraditen e sotme, Ndoj ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka folur për këtë grumbullim teksa pranon se i ka munguar shumë ekipi Kombëtar.

“Kam qenë tre muaj jashtë dhe tani kam nisur të stërvitem dhe luaj me ekipin. Tani jam më mirë sepse kam luajtur dy ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë dhe tani duhet të shohim në stërvitje. E di trajneri.

Më ka munguar Kombëtarja dhe do të jap gjithmonë 100% në fushë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe i pashë para 1 muaji. Konkurrenca është e mirë në skuadër sepse të bën të japësh 100% për t’i treguar trajnerit se je gati dhe i bën mirë çdo lojtari.

Andorra? Ne jemi lojtarë të Kombëtares dhe mendojmë ndeshjen e radhës. Jemi përqendruar vetëm te Andorra.

Është ndihmë të kemi tifozë sepse i janë ekipit forcë dhe dua që të thërras edhe për ndeshjen në Elbasan sepse kemi nevojë kundër Andorrës. Më vonë mendojmë për Francën”, tha Ndoj.