Ndoj është i çmendur, shikoni super golin që ka shënuar sonte (VIDEO)

469
Sigal

Nëse kishit një dyshim sado të vogël për këtë djalosh, tani duhet t’i shuani. Emanuele Ndoj është një nga talentet më premtues, dhe këtë gjë po e tregon javë pas jave me skuadrën e Brescias në Seria B. Mesfushori i kombëtares sonë sonte në mbrëmje ka realizuar një gol spektakolar në barazimin 1-1 ndaj Padovas.

Në minutën e 77-të, Ndoj bën një finte të bukur në hyrje të zonës dhe më pas lëshon një goditje magjike që përfundon në cepin e portës. Ky ishte goli i dytë për mesfushorin e talentuar, i cili i jep një lajm të shkëlqyer trajnerit Panucci, i cili me siguri që do ta grumbullojë për dy sfidat e muajit janar.

Në sezonin e ardhshëm Ndoj me shumë mundësi do të luajë në Seria A pas këtyre paraqitjeve.