Ndodh për herë të parë në Botëror, kjo skuadër kualifikohet nga kartonët e verdhë

108

U luajtën dy ndeshjet e fundit të Grupit H të Botërorit, Senegal-Kolumbi dhe Japoni-Poloni.

Kolumbia fitoi 1-0 me Senegalin, duke u renditur në vend të parë në grup.

Japonia humbi 1-0 me Poloninë dhe mbetet me 4 pikë, aq sa ka edhe Senegali.

Edhe golavarazhi mes japonezëve dhe senegalezëve është i njëjtë 4-4.

Në bazë të rregullores së re të FIFA-s, Japonia kualifikohet si vend i dytë në sajë të kartonëve të verdhë që ka më pak.

Japonia ka 4 kartonë të verdhë, ndërsa Senegali ka 6. Si pasojë e “Fair Play”-t japonezët kalojnë në turin tjetër