Ndodh edhe kështu, largim e qëndrim nga Facebook-u i Shtubinës

552
Kapiteni i skuadrës së Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, dje në rrjetin social Facebook, deklaron se e ka mbyllur gjithçka me këtë ekip, duke e bërë të qartë se nuk ka ndër mend të vazhdojë ende te shkodranët. Ish-kapiteni i kuqebluve, ka qartësuar gjithçka për largimin e tij, duke e trajtuar me një ironi “alla-shkodrançe”. Nga ky moment jam lojtar i lirë, shpresoj që Vllaznia të blejë Mesin në vendin tim, s’kam çfarë flas më”, ky ishte mesazhi i Shtubinës, i cili, për disa mosmarrëveshje me klubin, vendosi të mos dilte në stërvitje për fillimin e përgatitjeve të sezonit të ri. Nëse do të ndodhte kjo lamtumirë e Ndriçim Shtubinës, mbetej pjesë e eksodit te Vllaznia, e cila po vazhdon të humbasë lojtarë.
Sigal