Ndodh e papritura/ Media italiane e “dërgon” Ronaldon në Angli

594
Sigal

Cristiano Ronaldo është duke kaluar një moment tejet negativ me skuadrën e Juventusit.

Marrëdhëniet me trajnerin Maurizio Sarri duket se janë prishur dhe kjo mund të largojë portugezin nga Torino. Manchester United po mendon të bëjë çmendurinë e radhës në merkaton e verës. Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, klubi anglez është gati të transferojë në “Old Traford” Ronaldon.

Reagimi i portugezit, i cili shprehu pakënaqësi për zëvendësimin, ka bërë që drejtuesit e “Djajve të Kuq” të përfitojnë nga situata mes tij dhe Juventusit. Luzitani nuk e ka mohuar asnjëherë një rikthim në vendin ku edhe tregoi potencialin e tij sportiv.