Ndizen rrugët e Shkodrës, tifozët nisin festën pak orë para sfidës historike me Italinë

548
Sigal

Pak orë para fillimit të sfidës ndërmjet kombëtares shqiptare dhe Italisë në qytetin e Shkodrës po vlon një atmosferë festive. Tifozët kanë dalë në rrugë dhe kanë nisur koret apo brohoritjet për kuqezinjtë që sonte kanë një përballje speciale.

Sfida luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 20: 45 dhe është e fundit nga takimet kualifikuese të eliminatoreve të Kupës së Botës.