Ndihmoi Lipi-n që Italia të fitonte Botërorin, Bakoni: Problemi i Napolit është Hysaj

645
Adriano Bakoni, ish-ndihmësi i Marcello Lippi-t në vitin 2006 që shpalli italinë kampione bote, gjatë një analize që i ka bërë lojës së Napolit ka evidentuar Hysajn si fajtor i ecurisë negative të skuadrës së Sarri-t.
Bakoni i cili tashmë është opinionist televiziv, pas ndeshjes 0-0 të Napoli kundër Fiorentinës ka deklaruar se problemi më i madh i të kaltërve është mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj.
“Problemi i Napolit në këtë ndeshje ishte i lehtë për t’u identifikuar. Ka një emër dhe mbiemër: Elseid Hysaj. Mbrojtësi i krahut shqiptar ishte futbollisti që ka prekur më shumë herë topin, praktikisht ishte regjisori i skuadrës.
Fiorentina i lejoi Napolit të luante vetëm në krahun e djathtë dhe kjo është e papranueshme në këto nivele pasi e detyroi të bënte atë që donte. Nuk mendoj se Hysaj ka në kapacitetin e tij të organizojë lojën”, deklaroi Bakoni.


Sigal