Ndeshje me “silenciator”, Skënderbeu zbardh axhendën

433
Skënderbeu ka ndryshuar planin e punës për takimin e nesërm në orën 21:05 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Trajneri Ilir Daja ka vendosur që të zhvillojë edhe seancën e fundit në orën 16:30 në “Tropikal Resort”, në Durrës për t’u nisur më pas drejt Elbasanit, ku do të grumbullohet ekipi.
Në orën 19:15 trajneri bardhekuq, së bashku me një futbollist, do të dalë në konferencën për shtyp nga stadiumi “Elbasan Arena”.
Kjo është axhenda e ditës së sotme për skuadrën korçare, që luan ndeshjen e fundit si pritës. Për fat të keq, ky takim do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve, duke qenë se UEFA ka dënuar klubin korçar pas sjelljes jo të mirë të tifozëve në takimin ndaj Partizanit të Beogradit.
Sigal