Ndeshja Shqipëri-Serbi, jehonë në mediat ndërkombëtare

428
Ndeshja Shqipëri-Serbi ka qenë në vëmendje të mediave ndërkombëtare, të cilat kanë komentuar rezultatin e arritur. E përditshmja daneze Extrabladet por jo e vetmja shkruan “Po ,Serbia ndihmon Danimarkën” në eliminatore kjo pasi nëse Shqipëria humbet kundrejt Armenisë pas humbjes së 8 tetorit në Elbasan Arena atëherë kualifikohet automatikisht Danimarka. Edhe mediat italiane i kanë kushtuar jo pak interes sfidës edhe nga fakti se trajneri i kombëtares kuq e zi është me origjinë italiane. “La Gazzetta dello Sport” publikon: “Shqipëri-Serbi 0­2, De Biasi i detyruar të fitojë me Armeninë”, “Sportmediaset” shkruan: “Në “Elbasan Arena”, Serbia mund Shqipërinë e Gianni De Biasit, në ndeshjen më të pritur të mbrëmjes, ajo që krijoi më shumë tensione pas ngjarjeve në Beograd. Në një stadium të blinduar, miqtë arritët të gjejnë golat vendimtarë në kohën shtesë me Kolarov dhe Ljajic. Shqipëria gjithsesi ka ende mundësi të kualifikohet direkt dhe i duhet të fitojë ndaj Armenisë, ndërsa Danimarka që për momentin ka pikë më shumë, e mbylli fazën e kualifikueseve”- shkruajnë italianet.
Sigal