Sigal

Policia e Elbasanit ka hartuar një plan masash për zhvillimin sa më normal të ndeshjes miqësore ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Jordani.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë – Jordanise që do të zhvillohet më datë 10.10 2018, në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, ku për mbarëvajtien e kësaj ndeshje do të angazhohen 135 forca Policie të Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.10.2018 deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e policisë ku nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, fishekzjarreve, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloj), si dhe të çelësave.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejtë stadiumit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.