Ndeshja në “Elbasan Arena”, policia: Ja orët kur bllokohet tuneli Tiranë-Elbasan

455
Sigal

Policia e
Shtetit për t’iu ardhur në ndihmë tifozëve që duan të shkojnë në Elbasan si dhe
të gjithë përdorueseve të rrugës Elbasan -Tiranë dhe anasjelltas bën me dije se
lëvizja me automjet nga Elbasani për në Tiranë nëpërmjet tunelit do të jetë e
lirë deri në orën 17.00 të ditës së sotme.

Ndërsa lëvizja nga Tirana për në
Elbasan nëpërmjet tunelit do jetë e lirë deri në orën 17.30  po të ditës
së sotme. Pas këtij orari sipas kahut të lëvizjes, tuneli do të bllokohet dhe
lëvizja do të kryhet nga Durrësi.

Policia e Shtetit ka marrë të
gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv,  me të njëjtin
përkushtim e seriozitet si për çdo ndeshje tjetër ndërkombëtare që është
zhvilluar në vendin tonë.