Sigal

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, ka pësuar lëndim në gjurin e tij gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Kombëtaren e Argjentinës. Kur të kthehet në Itali, stafi mjekësor i Juventusit do ta vlerësojë se sa serioz është ky lëndim.

Dybala mori pjesë në ndeshjen e mbrëmshme të vendit të tij kundër Kombëtares së Brazilit, dhe bashkëkombësi i tij në Inter, Joao Miranda arriti ta shënojë golin e vetëm të ndeshjes.

Dybala u detyrua ta lë ndeshjes qysh në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 57-të, për shkak se pësoi lëndim në gjurin e tij. Pasi doli nga loja, kamerat e incizuan atë derisa vendoste akull mbi gju në stol.

Sipas Fox Sports, vlerësimet fillestare të stafit mjekësor të Kombëtares së Argjentinës janë që lëndimi nuk është shumë serioz, megjithatë kjo gjë do të vlerësohet edhe një herë kur argjentinasi të kthehet në Torino.

Juventusi do të përballet me Genoan këtë fundjavë, por raportohet se Dybala do të lihet në bankën rezervë për këtë ndeshje, pasi që në mesjavë Juventusi do të ndeshet me Manchester Unitedin për Ligën e Kampionëve.