Shqipëria më 7 shtator do të luajë në “Elbasan Arena” ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve ndaj Izraelit. Këto kombëtare janë ndeshur 2 herë, në kuadrin e eliminatoreve të Botërorit të Rusisë.

Shqipëria humbi 3-0 në Elbasan, ndërsa ia doli të fitojë me të njëjtin rezultat në kthim, në “Sammy Ofer Stadium”, duke marrë nga një fitore, me golaverazhin 3-3.

UEFA sot  ka zyrtarizuar edhe gjyqtarët e kësaj ndeshjeje. Kryesor do të jetë një emër mjaft i njohur në vitet e kaluara, që ka gjykuar edhe finale kompeticionesh mjaft të rëndësishme. Fjala është për hungarezin Viktor Kassai. Ai do të ndihmohet të japë drejtësi në “Elbasan Arena”, të premten, nga bashkatdhetarët e vet: György Ring dhe Vencel Tóth.

Po kështu, do të jenë edhe dy gjyqtar ndihmës shtesë, nga Hungaria: Tamás Bognar dhe Sandor Szabo.