Ndeshja e lamtumirës, sot përcillet një ish-kapiten, Lorik Cana zyrtarisht jashtë fushe

589
Nuk mund të themi se ka shqiptar që e ndjek futbollin e Kombëtares sonë, dhe nuk e njeh Lorik Canën, futbollistin me numrin rekord në ndeshjeve në përfaqësuesen shqiptare me 93 ndeshje të luajtura. Ai e nisi aventurën në përfaqësuesen kuqezi pa i mbushur ende 20 vitet, ndërsa trajneri Hans Peter Brigel i besoi qendrën e mbrojtjes në miqësoren me Azerbajxhanin në qershor 2003. Dhe karriera e tij në Kombëtare erdhi në ngjitje, pasi shumë shpejt u bë titullar, dhe në shtatë sezonet e fundit edhe kapiten. Në memorie vijnë shumë ndeshje të tij në Kombëtare, kapiten dhe lider i padiskutueshëm, frymëzim për gjithë brezat. Ai kujtohet edhe për dy kartonët e kuq: me Holandën në “Qemal Stafa”, dhe me Francën në Euro 2016. Lorik Cana do të mbetet shembulli i futbollistit lider. Lamtumirë Kapiten!
Ndeshja e parë
Më 11 qershor 2003, si zëvendësues i Geri Çipit në fitoren 3-2 ndaj Zvicrës
Goli i parë
Më 17 gusht 2005, në miqësoren me Azerbajxhanin në stadiumin “Qemal Stafa”

CV/ Lorik Cana
Datëlindja: 27 korrik 1983
Vendlindja: Prishtinë
Roli në fushë: Mbrojtës&Mesfushor qendre
Skuadrat ku ka luajtur: 2000-2003 PSG B (Francë), 2005-2009 Marsejë (Francë), 2009-2010 Sanderlend (Angli), 2010-2011 Gallatasaraj (Turqi), 2011-2015 Lacio (Itali), 2015-2016 Nantë (Francë)
Me Kombëtaren: 2003-2016, në 93 ndeshje 1 gol
Sigal