Ndeshja e kthimit në Ukrainë, tifozët e Lazio-s nuk do lejohen në stadium

125
Të enjten do të luhet ndeshja e kthimit në “Europa League” mes Dinamo Kiev dhe Lazio-s e cila do të tentojë kualifikimin e vështirë në transfertë duke parë që në sfida e parë në Roma përfundoi 2-2.
Vështirësitë për Lazio-n e Strakoshës shtohen akoma më shumë kur mësohet se në Ukrainë nuk do të kenë mbështetjen e tifozëve. Lajmin e ka konfirmuare klubi italian nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
“Klubi i Lacios lajmëron tifozët e vet se janë anuluar shitjet e biletave për tifozët miq, për ndeshjen kundër Dinamos së Kievit për Europa League. Shkak është bërë siguria në stadium që ka bllokuar daljen në treg të biletave për tifozët miq. Ftohen të gjithë tifozët që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës, sepse do ta kenë të pamundur për të blerë bileta për hyrjen në stadiumin “Olimpik” të Kievit”, shkruhet në njoftimin e klubit të Lacios.