Ndërtoi pa leje, procedim penal për kreun e FSHF, Armand Duka

474
Sigal

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj Kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar procedimi për kreun e FSHF-së, 53 vjeç banues në Durrës është për për një ndërtim pa leje. Procedimi për Dukën është bërë në mungesë.

Policia thotë se gjatë ditës së djeshme rreth orës 11.30 ngjitur me banesën e tij, në lagjen numër 4, ka ndërtuar një shtesë pa leje ndertimi.

Materialet i kanë kaluar Prokurorise Rrethit Gjyqsore Durrës per vepren penale “Ndertim pa leje” bazuar ne Nenin 199/a i K.P.