Ndërron jetë tifozi që ndoqi kombëtaren e Brazilit në 60 shtete

432
Brazili ka një tifoz më pak. Lajm i trishtueshëm për kombëtaren 5 herë kampione bote, pasi është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, Clovis Acosta Fernandes.
Fernandes ka ndjekur më shumë se 150 ndeshje të Brazilit duke vizituar 60 shtete të botës.
Tifozi u bë i famshëm gjatë kampionatit Botëror të mbajtur në Brazil, ka vdekur në Porto Alegre pas një beteje të gjatë me kancerin, njoftojnë mediet braziliane.
Ai u shndërrua në një ikonë të përfaqësueses braziliane kur u fotografua duke qarë në humbjen 7 me 1 nga Gjermania duke mbajtur në dorë një kopje të Kupës së Botës. 


Sigal