Ndërron jetë babai i Hamdi Salihit

594
Ditë zie për sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit dhe ekipit të Skënderbeut, Hamdi Salihi, pasi ka humbur babanë.
Abdullah Salihi është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare në mënyrë të papritur.
Njoftimi është dhënë nga faqja zyrtare e Skënderbeut. “Një ngjarje tragjike ka goditur sot familjen “Salihi”.
Babai i Hamdi Salihit, Abdullahi, është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, duke shkaktuar një dhimbje të madhe në familje, por jo vetëm.
Klubi i Futbollit “Skëndërbeu” i qëndron pranë Hamdiut, duke i shprehur ngushëllime për humbjen e parakohshme e të dhimbshme të njeriut më të shtrenjtë, babait”.
Përpos ngushëllimeve nga miqtë, të afërmit dhe shokët, ngushëllime Salihit i kanë ardhur nga rivali për titullin në Superiore, Partizani për të kujtuar edhe njëherë se pavarësisht luftës sportive jeta dhe respekti është mbi gjithçka.
“Klubi i Partizanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta sulmuesit të Skënderbeut, Hamdi Salihi, për humbjen e parakohshme e të dhimbshme të njeriut më të shtrenjtë, babait.
Ne bashkohemi në hidhërimin e familjes “Salihi” për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur” thuhet në njoftimin e Partizanit. 
Sigal