Sigal

Ndeshja mes Anglisë dhe Spanjës që u zhvillua të hënë në mbrëmje dhuroi gola dhe spektakël, ndërsa në fund ata që festuan ishin “Tre Luanët”. Por në Angli kanë qenë tifozët e Liverpool ata që e kanë shijuar më shumë këtë ndeshje dhe jo për shkak të rezultatit.

Mesfushori i Tottenham, Eric Dier ka bërë një ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Sergio Ramos, duke e hedhur në tokë. Një ndërhyrje e pakuptueshme, në zonën e spanjollëve. Menjëherë, tifozët e kuq të Liverpoolit vërshuan në rrjetet sociale, ku shpërndanë videon e kësaj ndërhyrje, që në të njëjtën kohë është po aq e pakuptimtë, aq dhe e bukur

Daier shpëton me një të verdhë dhe bën për vetë gjithë tifozët e Liverpoolit, të cilët “hakmerren” për atë çfarë Ramos i bëri Salah në finalen e Championsit.