Ndahet nga jeta mjeshtri i sportit dhe i peshëngritjes, Mirjan Hakani

73
Mirjan Hakani, mjeshtri i sportit dhe i peshëngritjes është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare. Ish-kampioni dhe rekordmbajtësi në sportin e peshëngritjes ka ndërruar jetë pasditen e së shtunës, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Lajmi për ndarjen nga jeta të Mirjan Hakanit është dhënë në rrjetet sociale nga miqtë e tij. Mirjan Hakani mbante titullin ‘Mjeshtër i Madh’ i akorduar nga presidenti Moisiu në vitin 2006. Pasi përfundoi karrierën aktive ne sport në vitet ’90 Hakani u caktua mësues i Edukimit Fzik fillimisht ne shkollën “Mihal Grameno” dhe me pas ne gjimnazin “Ismail Qemali”. 

Ne te dyja këto shkolla, ai ngriti palestrat e para të forcës që ishin më modernet në Shqipëri, ndonëse me mjete primitive vetëm me hekura te salduar dhe duke shfrytëzuar njohjet dhe miqësitë ne ndërmarrjet e Tiranës. Pas ndryshimit të sistemit, Mirjan Hakani ka qenë drejtues i disa agjencive sportive, si në rang bashkiak në Tiranë, ashtu dhe në rang kombëtar. Mirjan Hakani është sportisti i brezit të artë të viteve ’80, që lanë gjurmë në sportin e peshëngritjes, së bashku me Aleksandër Kondon, Agron Haxhihysenin, Muharrem Berishën, etj.