Ndahet nga jeta legjenda e boksit, Muhamed Ali

432
Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare legjenda e boksit, Muhamed Ali. Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, ndërroi jetë në një spital të Arizonas ku ishte shtruar ditën e enjten. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, sëmundje që iu përshkallëzua edhe nga Parkinsoni. Familja e tij njoftoi se funerali do të mbahet në vendlindjen e tij, Louisville, në Kentaki. Lindur me emrin Cassius Marcellus Clay më 17 janar të vitit 1942, Ali u bë i famshëm pas fitores së medaljes së artë në Olimpiadën e Romës në vitin 1960. I cilësuar si “më i madhi”, boksieri amerikan mposhti Sonny Liston në vitin 1964, vetëm 22 vjeç, duke fituar titullin e parë kampion bote për pesha të rënda, titull që do ta mbronte deri në vitin 1967.
Sigal