Ndahet nga jeta ikona e futbollit shqiptar

573
Sigal

Pasditja e sotme ka qenë e dhimbshme për futbollin shqiptar. Një nga yjet e plejadës së artë të futbollit të Tiranës, Ali Mema, është shuar pak orë më parë pas betejës me një sëmundje që e mundonte prej kohësh. Mema, ishte një nga shtyllat e 17 Nëntorit të viteve ’60-’70 dhe e Kombëtares së Shqipërisë.

76-vjeçari do të mbahet mend gjatë si një nga mesfushorët më të shkëlqyer të brezit të Tiranës së viteve ’60-70′.

“Mjeshtri i Madh” dhe “Legjenda e Futbollit Shqiptar” nga sot nuk do të jetë më mes nesh, por vepra e tij në fushën e lojës e ka gdhendur emrin e Ali Memës në përjetësi.

Homazhet në nderim të Ali Memës do të zhvillohen nesër nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.