Ndahet nga jeta Carla Marangoni, kampionia olimpike 102-vjeçare

596
Eshtë ndarë nga jeta në moshën 102 -vjeçare, kampionia olimpike më e moshuar në botë Carla Marangoni.
Marangoni, ishte italiane dhe kishte fituar një medalje argjendi në gjimnastikë artistike gjatë Lojërave të Amsterdamit në 1928, kur ishte 12 vjeçe.
“Në moshën 102-vjeçare, ajo u cilësua kampionia më e moshuar fituese e medaljeve olimpike ende në jetë, dhe e mbijetuara e fundit e Lojërave të Amsterdamit të vitit 1928”, shkruan Komiteti Olimpik Italian (CONI) në një deklaratë.
Sigal