Napoli për përmbysje në Lajpzig, ja si gjermanët “mirëpresin” Sarri-n

575
Nëse Mauricio Sarri dhe të besuarit e tij janë duke menduar përmbysjen, pritësit nga Lajpcigu kanë menduar një zgjidhje origjinale për teknikun 59 vjeçar. 
Trajneri i Napolit është i njohur si konsumues i rregullt i cigares dhe miqtë gjerman kanë vendosur ti bëjnë një pritje speciale trajnerit, duke u krijuar edhe një ambjent për pirjen e duhanit.
Siç ka zbuluar e përditshmja gjermane “Bild” në Red Bull Arena është krijuar një ambjent pranë dhomave të zhveshjes së Napolit, ku trajneri përpara ndeshjes mund të tymosë për të larguar stresin.
I njejti burim zbulon se kjo është bërë me kërkesë të drejtuesve të skuadrës së Napolit, që duket se kanë paguar edhe për shqetësimin që i kanë krijuar skuadrës gjermane. Mësohet gjithashtu se për siguri do të fiken edhe sinjalizuesit antizjarr në atë zonë.
Napoli do të duhet të provojë një përmbysje të rëndësishme këtë të enjte, pas humbjes 3-1 në takimin e parë të Europa League kundër RB Leipzig. 
Ambjenti i krijuar për Sarri-n:

Sigal