Napoli kërkon hakmarrjen në Madrid pas 30 vitesh, Arsenal sfidon “tmerrin” gjerman

Raundi i 1/8 të “Uefa Champions League” është rikthyer të jetë më emocionues se kurrë. Pas PSG-Barcelona dhe Benfika-Dortumnd, sot në 20:45 luhen dy takime të tjera po aq të rendësishme dhe të vlefshme që do të “gozhdojnë” sportdashësit para televizorit.

Reali i Madridit pret në “Santiago Bernabeu” italianët e Napolit, në një sfidë ku favorit duken madrilenët, por napolitanët premtojnë të bëjnë surpriza. Një duel që është ndërprerë që në kohën kur për Napolin luante Maradona dhe mes skuadrave nuk kishte diferenca, por që në fund spanjollët triumfuan vetëm falë një autogoli.

Të uritur për hakmarrje prej 30 vitesh, Napoli me shumë mundësi edhe me Hysajn në fushë, do të kërkojë të surprizojë 11 herë kampionët e këtij trofeu, por jo vetëm.
bayern 123
Takimi tjetër nuk është një risi për këtë kompeticion, por sa herë që është luajtur, spektakli ka qenë i garantuar në fushën e lojës. Bayern Mynchen pret në “Alianz Arena” topçinjtë e Arsen Venger, që vitet e fundit janë eleminuar sa herë që shorti i ka vënë përballë kampionëve gjerman.

Arsenal vjen mjaft i motivuar pasi ndeshja e fundit mes këtyre ekipeve në sezonin 2015-2016, ka përfunduar me rezultatin e thellë 5-1 në favor të Bayern. Gjithsesi nuk do ta kenë aspak të thjeshtë pasi përballë nuk do të kenë vetëm kampionët e Gjermanisë, por edhe një teknik ekspert si Ançeloti, mjeshtër i “Uefa Champions League”.