Napoli i thotë ‘lamtumirë’ titullit, Lazio nuk ia del me Atalantën

575
Skuadra e Napolit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 me Torinion në Seria A duke i hapur rrugë në këtë mënyrë triumfit të Juventusit që i mjafton vetëm një pikë për t’u shpallur kampion për herë të shtatë radhazi në kampionatin italian.
Bardhezinjtë kanë 6 pikë diferencë dhe ju mjafton vetëm një pikë në dy takimet e ardhshme, për t’u shpallur kampionë.
Skuadra e Sarrit kaloi dy herë në avantazh në ‘San Paolo’, fillimisht me Mertens dhe më pas me Hamsik, por Torino u përgjigj në të dy rastet me Basellin dhe De Silvestrin, duke i hequr fitoren napolitanëve.
Lazio ngeci në shtëpi ndaj Atalantës, duke rihapur tërësisht garën për një vend në Champions, pasi Inter është afruar me vetëm dy pikë dhe ndeshja e fundit më datë 20 Maj mes të dyjave pritet të jetë spektakolare.
Bardhekaltrit e panë veten në disavantazh që në minutën e 5-të, por barazuan në minutën e 24-t me Caicedon. Në derbin e mbijetesës Kievo ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Krotones së Ajetit.
Sigal