Napoli barazon rekordin e Juventus-it, por Hysaj shqetëson Sarri-n

634
Napoli u tregua i pamëshirshëm mbrëmë në ndeshjen kundër Cagliari-t duke e mundur thellë me shifrat 0-5. Me këtë fitore skuadra napolitane e dërgoi në +4 diferencën me Juventus-in pasi këta të fundit nuk e zhvilluan ndeshjen e kësaj jave për shkak të dëborës në “Allianz Stadium”.
Falë rezultatit të arritur ndaj Cagliari-t, Napoli ka shkuar në kuotën e 69-t pikëve pas 26-t javësh, duke barazuar rekordin e Juventus-it në sezonin 2013-2014.
Në morinë e këtyre fakteve pozitive dhe shpresdhënëse një lajm jo i mirë për skuadrën e Sarri-t është largimi nga loja i Hysajt për shkak dëmtimi. Mbrojtësi shqiptar la fushën ndaj Cagliari-t në minutën e 71-t pas një shqetësimi në ije, duke trembur jo pak trajnerin i cili në këtë fazë të kampionatit po vuan shumë dëmtimin e lojtarëve.
Nuk dihet nëse Hysaj i cili u vlerësua ndër më të mirët ndeshjen e mbrëmshme do të mungojë në sfidën e ardhshme, por gjithsesi e sigurtë është që Sarri po shpreson shumë që kjo të mos jetë fakt.
Sigal