Sigal

Radja Nainggolan mund t’i thotë që në janar lamtumirën skuadrë së Interit. Futbollisti belg erdhi në Milano si një prej lojtarëve që do të ndihmonte zikaltrit për të bërë hapin e madh, ai i cili do të sillte grintë, cilësi dhe përvojë në mesfushë.

Dënimi i dhënë ditën e diel (Nainggolan u pezullua pa afat nga skuadra) ka hapur disa mundësi që në merkaton e janarit, të cilat deri dje as nuk ishin të imagjinueshme.

Nëse në janar do të vinte një ofertë “e mjaftueshme” nga Kina, më saktë nga Guangzhou, Interi do të ishte gati për të negociuar. Për momentin bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, por në të ardhmen mund të ketë edhe lajme zyrtare.