Murinjo sfidon të shkuarën, Konte dhe Çelësi në errësirë

496
Nga Agron KAJA
ANGLI/ Dy sfida radhazi për “Topçinjtë” dhe “Qytetarët”, sot Venger provoi shansin për Kupën e Parë
Natyrisht që, në dy ndeshjet e djeshme të javës së 28-të të Premierligës, ajo që u luajt në Mançester kishte shumë të veçanta. Sepse Murinjo i Mançesterit ndeshej me të kaluarën e tij, skuadrën e Çelsit, por edhe se mes tij dhe Kontes ka pasur shumë polemika në distancë. Këtë sfidë mes tyre e fitoi portugezi, njëherësh kjo edhe një sfidë me shumë rëndësi në garën për një vend në Ligën e Kampioneve. Edhe pse Uilliam shënoi i pari për Çelsin në minutën e 32-të duke shfrytëzuar një pasim nga Eden Hazard, në fundin e pjesës së parë Lukaku i Mançesterit gjeti barazimin, duke i çuar skuadrat të barabarta në dhomat e zhveshjes. Ndërsa në pjesën e dytë, Murinjo bëri lëvizjen e duhur, sepse Lingrad u fut dhe shënoi golin vendimtar në minutën e 75-të, një fitore e merituar për Junajtid që reagoi mirë pas golit të pësuar dhe përmbysi rezultatin. Me këtë humbje, Çelsi kthehet sërish në errësirë, sepse tashmë ka zbritur në vendin e pestë, vend që të le jashtë Ligës së Kampioneve. Dhe këtë vend e ka zënë dje Totenhemi, me atë fitore të madhe në derbin ndaj Kristal Palas. Ishte “Snajperi” Kejn që godet sërish, pikërisht kur dukej se kishte marrë fund dhe goli nuk do të dukej më. Por, me trajnerin Maurisio Poçetino që lëvizte nervoz në zonën teknike të tij, Totenhemi dhe Herri Kejn më në fund u shpërblyen. Presioni konstant ndaj Kristal Palasit bëri që vendasit të tërhiqeshin gjithnjë e më shumë në mbrojtje dhe në minutën e 88-të krosi i Eriksenit gjeti “snajperin” e sulmit të Totenhemit. Gol i artë për Kejnin, që siguroi fitoren 1-0 dhe shënoi golin e 23-të në 34 derbi të Londrës. Në këtë mënyrë, barazon rekordin e Didjë Drogbasë, i cili i ka shënuar 23 gola në 64 derbi. Asnjë lojtar në Premier Ligë nuk i ka dhënë kaq shumë pikë skuadrës së tij sa Kejn. Në ndeshjet e kësaj jave, veçohet fitorja e thellë 4-1 e Liverpulit ndaj Uest Hem, i cili kështu ngjitet në renditje, njëherësh edhe krijon siguri për të qenë në zonën e Ligës së Kampioneve. Kjo javë e 28-të e Premierligës do të mbyllet të enjten më 1 mars 2018, kur në orën 20:45 do të kemi përsëri sfidën e Kupës, atë mes Arsenalit e Mançester Sitit.
Premier Liga
Rezultatet-Java e 28-të
Dje, datë 24 shkurt 2018
Mançester J.-Çelsi 2-1
Kristal P-Totenhem 0-1
Të shtunën, 23 shkurt 2018 
Leiçester-Stok Siti 1-1
Bornmëth-Njukasëll 2-2
Brajton-Suonsi 4-1
Bërnlej-Sauthempton 1-1
Liverpul-Uest Hem 4-1
Uest B-Hadërsfilld 1-2
Uatford-Everton 1-0
Të enjten, 1 mars 2018 
Arsenal-Mançester S 20:45

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Mançes. S 27 72 
2. Mançes. J 28 59 
3. Liverpul 28 57
4. Totenhem 28 55
5. Çelsi 28 53
6. Arsenali 27 45
7. Burnlej 28 37
8. Leiçester 28 36
9. Everton 28 34
10. Uatford 28 33
11. Bornmëth 28 32
12. Brigton 28 31 
13. Uest Hem 28 30
14. Hadërsfilld 28 30
15. Njukasëll 28 29
16. Sauthempt.28 27 
17. Kristal P. 28 27
18. Suonsi 28 27
19. Stok Siti 28 26
20. Uest Brom 28 20 
Sigal