Murinjo merr djalin në stafin teknik të Mançester Junaited

521
Në fitoren 2-0 që Mançester Junaited arriti të shtunën ndaj skuadrës së Suonsit, në stafin teknik të “Djajve të kuq” u pa edhe një person i veçantë. Ai ishte djali i Hoze Murinjos, i cili i është bashkuar stafit të Junajtid, pikërisht në fitoren ndaj Suonsit. Hoze Xhuni, i njohur nga familja si Zuca, është parë në një foto të postuar nga Majkëll Kerrik, ku ai shfaqet duke ecur përkrah asistentëve të tjerë. Në një dokumentar në një televizion portugez, Mourinjo bëri shaka se djali i tij ishte më i aftë se disa pjesëtarë të tij të stafit. “Pas një dite të keqe, ai vjen dhe më këshillon me disa analiza. Natyrisht dhe unë do ta bëja po ta shihja babanë tim në një gjendje jo të mirë. Pas një humbje kundra Watford të sezonit të kaluar ai erdhi me të gjitha statistikat e ekipit dhe unë ua tregova asistentëve të tjerë dhe i thashë të kisha kujdes se një ditë ky djalë do u marrë punën”, ka qenë kjo deklarata e Hoze Murinjos për djalin e tij, pas ndeshjes me Suonsin.
Sigal