Sigal

Jose Mourinho hedh dorëzën e sfidës, këtë herë ndaj komentatorëve, gazetarëve dhe opinionistëve sportivë, të cilët i quan gënjeshtarë të pandreqshëm.

Portugezi ka marrë shkas nga situata e krijuar me Marcus Rashford, për të cilin disa opinionistë, pas performancës shumë të mirë të tij më fanellën e Kombëtares Angleze, dolën në përfundimin se, nëse ai dëshiron të rritet profesionalisht për t’u bërë një prej emrave të rëndësishëm në skenën botërore, duhet të largohet nga organika e “Djajve e të Kuq, drejt një skuadre tjetër që i krijon më shumë hapësira.

“Ka disa perona, këtu, në Angli, që janë tërësisht të fiksuar pas meje dhe Marcusit, disa gënjeshtarë të pandreqshëm, madje do t’i quaja gënjeshtarë patologjikë. Me Rashford të pezulluar për kartonin e verdhë që mori në fitoren tonë ndaj Burnley-t ditën e diel pres shumë kritika nga këta lloj gazetarësh, të cilët me siguri do të më sulmojnë duke thënë se fajin e kam unë pse ai nuk luan në ndeshjen e radhës ndaj Watford. E kuptoni sa rëndë janë?”

Thumbues dhe ironik Mourinho nuk u kursye në një prej atyre monologëve të tij tipikë, kur kërkon të sulmojë. Më pas, si për të shpjeguar situatën, Mourinho përmendi të gjitha aktivizimet në fushë të Rashford si për të thënë se nën drejtimin e tij Marcus ka luajtur gjithnjë.