Sigal

Disfata e fundit 2-0 ndaj Real Sociedad mund të sjellë largimin e Santiago Solarit nga drejtimi i skuadrës madrilene. Mediat spanjolle shkruajnë se Solari mund të largohet edhe brenda kësaj jave. “The Sun” ndërkohë raporton se presidenti Florentino Perez ka kontaktuar me trajnerin portugez Jose Mourinho, për ta rikthyer në “Santiago Bernabeu”, aty ku ai preferohet shumë nga tifozeria. Mourinho është aktualisht pa skuadër, pas shkarkimit një muaj më parë nga detyra e trajnerit të Manchester United dhe ky transferim mund të kryhet ditët në vijim, me portugezin që do të jetë trajneri i tretë i Real Madrid i këtij sezoni.

Aktualisht shanset për ardhjen e dytë të portugezit në Madrid janë shumë të mëdha, pas disfatës së Blancos kundër Real Sociedad. Klasifikimi për mbërritjen e Mourinhos në vend të Solari (opsion që jepet 2,5), shoqërohet nga mundësitë në fund të sezonit (3,5) ose gjatë janarit (eventualitet i kuotuar 7). Por duke qenë se Real luan dy ndeshje këtë javë (e para për Kupën e Mbretit kundër Leganes e pastaj transferta me Betis në Sevilla), është edhe një tjetër zgjidhje radikale, por po aq e mundshme