Sigal

Paul Pogba nuk do të jetë më asnjëherë kapiteni i Manchester United. Këtë gjë e ka vendosur trajneri Jose Murinho pas një debati që ka pasur me mesfushorin francez. Sipas “Times”, trajneri portugez u ka thënë lojtarëve se Pogba përfaqson atë që një kapiten nuk duhet të bëjë.

Situata në radhët e Manchester United ka qenë majft e trazuar në këtë sezon, ku ekipi nuk po jep rezultatet e pritshme, pasi në 6 javë ka 10 pikë nga 18 të mundshme.