Sigal

Real Madrid është duke kaluar një moment mjaft negativ, pasi në 4 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Kjo ka shkaktuar humor në rrjetet sociale ku tifozët kundërshtarë thumbojnë ata madrilen. Por hit është bërë posti i murgeshës Lucia Karam në “Twitter”  ku ngacmon madrilenët. Ajo është një tifoze e flaktë e Barcelonës dhe një person mjaft i njohur në Katalonjë. Si dhe një mbështetëse e madhe e idesë për pavarësinë e këtij rajoni.

Ndërsa ajo njihet mirë jo vetëm nga fansat e Barcelonës, por edhe nga ata të Realit të Madridit. Shpeshherë motër Luçia i ngacmon fansat e Realit dhe e thumbon mjaft këtë skuadër. Ndërsa së fundmi ajo ka shkruar: “Përshëndetje, dikush që kupton nga celularët të më ndihmojë. Aktivizova në celular njoftime kur të bëjë gol Reali, por nuk po punon. Nuk ka asnjë mënyrë për ta rregulluar. Me humor.”